PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
SHBA,"masat e duhura" ndaj Koresë së Veriut
2012-12-08 20:00:58 CRI Komenti juaj Printoni
SHBA-ja do të marrë masat e duhura ndaj Koresë së Veriut për lëshimin e satelitit, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner të premten.

"SHBA-ja po e trajton seriozisht njoftimin e Koresë së Veriut se raketat e saj janë në gjendje të godasin Shtetet e Bashkuara", theksoi Toner ndërsa dënoi vendimin e Fenianit për të lëshuar sërish një satelit.

Duke bërë thirrje për rivlerësimin e vendimit, Toner tha se Uashingtoni do të kundërpërgjigjet "në mënyrë të përshtatshme."

Javën e kaluar Koreja e Veriut shpalli lëshimin e satelitit "Kwangmyongsong-3" nga data 10 deri 22 dhjetor pas dështimit më herët këtrë vit në muajin prill. Raportohet se Koreja e Veriut ka kryer të gjitha përgatitjet për lëshimin e këtij sateliti.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia ritheksuan kundërshtimin e tyre ndaj lëshimit të satelitit nga Koreja e Veriut, duke kërcënuar madje të venë në lëvizje Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një veprim të përbashkët. (Yin Xiao/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China