PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Japonia dislokon raketat Patriot III
2012-12-03 10:16:51 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat japoneze për vetëmbrojtje nisën të dielën dislokimin e raketave Patriot III si dhe përgatitën dislokimin e anijeve luftarake me sistemin AEGIS, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve "Kyodo".

 

Përgatitjet vijnë si masë për të përballuar  ndonjë provokim të mundshëm nga Koreja e Veriut. Ministri japonez i Mbrojtjes, Satoshi Morimoto, u kërkoi forcave të vetëmbrojtjes të përgatiten mirë për t'ju kundërpërgjigjur Koresë së Veriut. Ndërkohë, Ministria japoneze e Mbrojtjes planifikon të organizojë më 7 dhjetor një takim mbi sigurinë.

 

Sipas urdhërit të ministrit,  trupat ajrore japoneze të mbrojtjes po dislokojnë raketat "Patriot III" në prefekturat Mie, Shiga, Fukuoka dhe Okinawa.

 

Ndërsa Marina japoneze po përgatit të dislokojë luftanije me sistemin AEGIS në ujërat e Detit të Kinës Lindore, Detin e Japonisë dhe Detin e Verdhë. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China