PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë
2012-11-28 10:28:32 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë me festime të shumta në mbarë vendin.

Në qytetin e pavarësisë, Vlorën u përurua shtatorja e babait të kombit, Ismail Qemalit, që është edhe vepra më e madhe monumentale e këtyre njëzet viteve për njeriun që kreu veprën më të madhe historike në këto njëqind vjet.

Kryeministri Sali Berisha shkoi në Vlorë pasditen e së martës, ku iu bashkua mijëra qytetarëve që po festojne atje 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

I emocionuar nga pritja e qytetarëve dhe nga atmosfera e jashtëzakonshme e Vlorës së Pavarësisë, kryeministri Berisha ka përshkuar në këmbë një distancë të gjatë nga hyrja e Vlorës deri në sheshin qëndror, raporton "Top Channel".

Ndërsa kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shtruar një darkë mirëseardhjeje, për nder të personaliteteve vendas dhe të huaj, të cilët kanë mbërritur për të marrë pjesë në festimet në Vlorë.

Ndërkohë qyteti i pavarësisë nderoi me titullin qytetar nderi akademikun e shquar Rexhep Qosja dhe ish-ambasadori amerikan John Withers. Qosja e cilësoi Vlorën si "qytetin që bashkon zemrat e të gjithë shqiptarëve", ndërsa Withers deklaroi se në Vlorë ndjehet si në shtëpine e tij.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Bashkia e Vlorës dhe Partia Socialiste, kreu i opozitës Edi Rama vlerësoi nismën e qytetarëve vlonjatë për të hapur dyert e shtëpive për të pritur qytetarët shqiptarë ngado që vijnë për të marrë pjesë në festën e Pavarësisë.

Festimet kulmojnë të enjten në Vlorë, Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë për këtë 100 vjetor të pavarësisë. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China