PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tirana shpall axhendën për 100 vjetorin e pavarësisë
2012-11-21 19:18:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka shpallur para Këshillit Bashkiak axhendën e aktiviteteve të organizuara nga bashkia, në 100- vjetorin e Pavarësisë.

Aktivitetet nisin më datë 26 nëntor, në përkujtim të 100- vjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë, ndërkohë që atmosfera festive ka pushtuar çdo cep të kryeqytetit, raporton "balkanweb".

Sipas Bashës, përtej ngjarjeve, koncerteve, manifestimeve, shtatoreve dhe shumë veprave të tjera të rëndësishme që shpalosen me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, një ndër arritjet më të mëdha është përjetimi i kësaj feste kombëtare, citohet Basha nga "abcnews".

Bashkia e Tiranës, tha ai, veçanërisht në këtë 100 vjetor ka marrë të gjithë masat për një festë madhështore e cila do të kaplojë të madh e të vogël, cep më cep të këtij qyteti që është edhe kryeqyteti i Shqipërisë dhe kryeqendra e shqiptarëve, sa i përket numrit të banorëve. (Ardi Pulaj)

 

<<<Rubrika

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China