PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut në Shqipëri
2012-11-19 19:57:41 CRI Komenti juaj Printoni

Pas katër shekujsh mbërritën ne Shqipëri armët e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ato mbërritën natën vonë me traget në portin e Durrësit, raporton "abcnews".

Shpata dhe përkrenarja do të ekspozohen në pavionin e Skënderbeut pranë Muzeut Historik Kombëtar nga data 22 nëntor për një muaj e gjysmë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Armët janë pjesë e fondit të muzeut të armëve në Vjenë. Pas përpjekesh të shumta shkojnë në Shqipëri për herë të parë për ekspozim.

Armët e Skënderbeut, 422 vjet pasi kanë mbërritur në Vjenë, sipas inventarit më të hershëm që ekziston nga viti 1590, që prej muajit nëntor do të mund të vizitohen nga publiku shqiptar.

Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Por për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qenë gjithmonë negative. (Ardi Pulaj)

<<<Rubrika

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China