PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Një komb, një histori"
2012-11-19 19:57:32 CRI Komenti juaj Printoni

Tre ngjarje të rëndësishme që kanë shënuar fatet e shtetit 100 vjeçar shqiptar, Lidhja e Prizrenit, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kongresi i Lushnjes janë përkujtuar në qytetin e Lushnjes. Simbolikisht nga tre qytetet historike ishin mbledhur drejtues të bashkive përkatëse. Ndërsa në shtëpinë ku u mblodh kongresi në 1920, është prezantuar për herë të parë dhe akti i shpalljes së pavarësisë së Lushnjes. Simbolet tre qyteteve Prizrenit, Vlorës dhe Lushnjes ishin dhuratat që u shkëmbyen mes palëve.

Të pranishmit kanë vizituar shtëpinë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes. Me pas edhe ekspozitën e çelur në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë ku per herë të parë është zbuluar akti i shpalljes së pavarësisë në Lushnje.

Ndërsa në sallën e qendrës kulturore "Vaçe Zela" është dhënë një koncert festiv nga grupet popullore të tre qyteteve, dhjetra qytetarë të Lushnjes të veshur me kostume popullore, kanë shoqëruar grupet pjesëmarrëse në sheshin qëndror te qytetit ku i ftuar special ka qenë edhe aktori dhe nderi i kombit Reshat Arbana.

Në fund të aktivitetit zoti Muja, Tushe dhe Beqiraj kanë nënshkruar aktin përkujtimor të këtyre tre ngjarjeve, në të cilin thuhej se për cdo vit në 17 nëntor do të festohet shpallja e pavarësisë, Lidhja e Prizrenit, dhe Kongresi i Lushnjes , tri ngjarjet që formuan shtetin shqiptar. Kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja , u shpreh se do të jetë i pranishëm në 27 nëntor në Vlorë, me ftesë të kryeministrit, Sali Berisha, raporton "abcnews".

 

<<<Rubrika

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China