PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspertët, Kongresi i 18-të, pikënisje e re e reformës në Kinë
2012-11-14 19:14:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kongresi i 18-të i PKK-së është një gur i rëndësishëm themeli gjatë reformës dhe hapjes në Kinë, thonë ekspertët, duke nënvizuar faktin se ai do të jetë zanafilla e re e zhvillimit të socializmit me karakteristika kineze, çka do të ndikojë në mënyrë të thellë edhe në zhvillimin e mbarë botës.

Kryetari i Institutit të Studimeve të Lindjes së Largët pranë Akademisë së Shkencave të Rusisë, Mikhail Titaren tha se kongresi i 18-të pa dyshim do të bëhet gur i ri themeli në zhvillimin e Kinës. "Tani, Kina ka plot me shanse dhe besoj se 'Made In China' do të vazhdojë t'i sjellë botës surpriza dhe favore." tha Titaren.

Studiuesi i Institucionit Ndërkombëtar Ekonomik "Peterson", Roddy e konsideron Kinën si lokomotivën e botës në mëkëmbjen ekonomike pas krizës financiare globale.

"Ekonomia kineze, pas Kongresit të 18-të, do të ruajë rritje të shpejtë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në SHBA dhe vende të tjera." tha ai. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

 

Rubrika<<<

Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China