PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përfundon Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së
2012-11-14 18:37:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës mbylli punimet të mërkurën në Pekin, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komitetit Qendror dhe Komisionit Qendror të Disiplinës, të cilët do të prezantohen të enjten.

Në këtë kongres delegatët miratuan raportin e Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 17-të Kombëtar të PK të Kinës, raportin e punës së Komisionit Qendror të Disiplinës dhe amendimin e "Statutit të PK të Kinës".

"Në këtë kongres u zgjodh Komiteti i ri Qendror dhe u zëvendësuan udhëheqësit e vjetër me liderë të rinj si dhe u zgjodh edhe Komisioni i ri Qendror i Disiplinës. Ne jemi të bindur se të gjitha vendimet e marra dhe rezultatet e ndryshme të arritura në kongres do të luajnë një rol të rëndësishëm drejt zhvillimit të socializmit me karakteristika kineze dhe fuqizimit të partisë sonë," tha Hu Jintao në fjalimin përmbyllës në ceremoninë e mbylljes së punimeve të Kongresit në Pallatin e Madh të Popullit, në Pekin.

Në raportin e Kongresit thuhet se në bazë të zhvillimit ekonomik e shoqëror, dhe në bazë të progresit të një shoqërie moderne e të begatë, të përcaktuar në Kongresin e 16-të dhe të 17-të Kombëtar të PK të Kinës do të zhvillohet ekonomia, do të përsoset demokracia popullore, do të forcohet dukshëm potenciali kulturor, do të përmirësohet standardi i jetesës së popullit etj.

Në raportin e punës së Komisionit Qendror të Disiplinës u kërkua që komisionet e disiplinës të niveleve të ndryshme të ushtrojnë seriozitet në punët për parandalimin dhe luftës ndaj korrupsionit. (Du/Albana)

 

Rubrika<<<

Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China