PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komuniteti ndërkombëtar vlerëson synimin e Kongresit të 18-të
2012-11-13 19:22:19 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin e Kongresit të 18-të të PKK-së, bëhet i ditur synimi i madh për realizimin e një shoqërie komode në vitin 2020, duke hartuar një perspektivë të bukur. Ky synim ka tërhequr vëmendje dhe vlerësime të shumta nga komuniteti ndërkombëtar.

Studiuesi i Universitetit Stanford të SHBA-së Donald Lewis tha se Kina ka marrë një model të ri të rritjes ekonomike. Ky model ka lindur nga koncepti "Zhvillim shkencor" dhe karakteristikë e këtij modeli është ekonomia e gjelbër dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Ekonomisti nga Kenia, ish-ministri i Transporteve Dr. Yijiyala Rishon u shpreh se koncepti "zhvillim shkencor" vendos interesat kombëtare në fokusin e vendimmarrjes.

Gazeta indoneziane në kinezçe "Daily International" komentoi të hënën se raporti i Kongresit të 18-të përqendrohet tek koncepti "Zhvillim shkencor". Kjo do të thotë që me realizimin e synimeve, do të formohet një Kinë komode, si dhe një Kinë e bukur. Në këtë raport, i kushtohet vëmendje edhe në drejtimit ekologjik, duke treguar konceptin "Respekt ndaj natyrës, Mbrojtja e natyrës". (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China