PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komuniteti ndërkombëtar fokusohet në reformën e sistemit ekonomik të Kinës
2012-11-13 19:39:33 CRI Komenti juaj Printoni
Agjencia kineze e Lajmeve Hsinhua shkruan se në raportin e Kongresit të 18-të të PKK-së thuhet se Kina do të përmirësojë sistemin e ekonomisë socialiste të tregut dhe do të përshpejtojë ndryshimin e modelit ekonomik. Ditët e fundit, shumë personalitete nga qarqe dhe media të huaja i kanë kushtuar shumë vëmendje Kinës dhe janë të mendimit se duhet të ngrihen vitaliteti dhe forca konkurruese e zhvillimit ekonomik të Kinës për të siguruar zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik dhe për të nxitur rritjen ekonomike në mbarë globin. Drejtori i Mbikëqyrjes së Ekonomisë Globale në Departamentin e Çështjeve Ekonomike dhe Shoqërore të OKB-së, Hong Pingfan, është i mendimit se gjatë dekadës së kaluar, Kina ka përsosur sistemin e ekonomisë socialiste të tregut. Studiuesi i Universitetit të Stanfordit të SHBA-së Donald Lewis tha se Kina ka miratuar modelin e ri të zhvillimit ekonomik, model ky që orientohet nga pikëpamja e zhvillimit shkencor dhe avancimit teknologjik. Profesori i Ekonomisë Ndërkombëtare në Itali Stefano Manzoci u shpreh se gjatë zhvillimit ekonomik, Kina e ka vënë theksin tek mbrojtja e mjedisit, avancimi teknologjik dhe hulumtimet shkencore. (Du/Albana)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China