PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Delegatët flasin për problemet e kinezëve
2012-11-13 10:19:22 CRI Komenti juaj Printoni

Delegatët e Kongresit të 18-të të PKK-së informuan mediat për masat e ndërmarra për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë kinezët.

Zv/drejtori i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, Zhu Zhixin tha se aktualisht mbi 95% e popullsisë përfiton nga sigurimet shëndetësore.

Zhu Zhixin pranon se para reformës janë shtruar edhe dy probleme kryesore që duhen zgjidhur, si shpenzimet e larta për mjekim dhe niveli i ulët i sigurimeve.

Përsa i përket çështjes së punësimit, zv/ministri i Burimeve Njerëzore dhe Sigurisë Shoqërore Yang Zhiming tha se me zbatimin e politikave nxitëse, janë krijuar më shumë vende pune. Por pavarësisht kësaj, shqetësime mbeten ngadalësimi i ekonomisë, i cili ndikon në tregun e punës, por edhe raporti i ofertave të tepërta me kërkesat e kufizuara në tregun e punës.

Zv/ministri Yang deklaroi se raporti i Hu Jintaos në Kongresin e 18-të e vë theksin te punësimi, prandaj Kina do të marrë masat drastike për të zgjidhur këtë problem. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China