PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbështetet koncepti i Hu Jintaos, "Kina e bukur"
2012-11-13 09:24:24 CRI Komenti juaj Printoni

Delegatët e Kongresit të Partisë Komuniste në Pekin mbështesin konceptin "Kina e bukur", si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur ambientin dhe për të balancuar zhvillimin.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror, Hu Jintao e paraqiti këtë koncept në raportin e tij në hapjen e kongresit javën e kaluar.

Ministri i mjedisit, Zhou Shengxian thotë se mbrojtja e ambientit është thelbësore për të garantuar më shumë rritje ekonomike.

"Nëse arrijmë zhvillim ekonomik pa treguar kujdes për mjedisin, është njëlloj sikur të heqim ujin nga pishina dhe të peshkojmë në të", tha Zhou.

Presidenti i kompanisë "Qinxin Energy", Sun Hongyuan, thotë se duhen marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e ambientit.

"Kompanitë kineze duhet të ndërmarrin iniciativa për mbrojtjen e ambientit duke planifikuar zhvillimin industrial dhe ekosistemin, përfshirë zhvillimin e gjelbër e uljen e niveleve të lëshimit të karbonit", tha Sun. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China