PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, politikanë të huaj përshëndesin Kongresin e 18-të
2012-11-12 19:25:13 CRI Komenti juaj Printoni

Politikanë dhe zyrtarë nga vende të ndryshme të botës kanë përshëndetur përmes mesazheve të urimit zhvillimin e Kongresit të 18-të të PKK-së.

Nënkryetari i parlamentit të Hungarisë Istvan Ujhelyi u shpreh në telegramin e urimit se zhvillimi i Kongresit të 18-të ka rëndësi të madhe për partinë, ndërsa beson se liderët e rinj do të nxisin më tej reformën, hapjen dhe zhvillimin e vendit.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi Milo Djukanoviç thotë në mesazhin e urimit se ky kongres është një përmbledhje arritjeve të kaluara dhe një mbledhje, ku hartohet zhvillimi i ardhshëm në Kinë.

"Si një aktivitet politik, ky kongres me siguri do të hapë një rrugë më të gjerë për zhvillimin ekonomik shoqëror me karakteristikat kineze. Është nder i jashtëzakonshëm për ne që të kemi një mik si PKK-ja." tha Milo Djukanoviç.

Ish-kryeministri japonez, deputeti Tsutomu Hata dhe deputeti Banli Kaieda dërguan gjithashtu letra urimi.

"Shpresojmë që Kina do të ndërmarrë reforma të reja ekonomike dhe shoqërore dhe do të ruajë rritjen e qëndrueshme." thanë dy politikanët japonezë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China