PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zyrtari: "Sektori bankar i Kinës, përgjithësisht i shëndetshëm"
2012-11-12 09:29:49 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët e financave shprehen se sektori bankar i Kinës është kryesisht i shëndetshëm dhe rreziqet e sistemit janë nën kontroll.

Shang Fulin, kryetar i Komisionit Rregullator Bankar të Kinës, i bëri këto komente në Kongresin e 18-të të PKK-së. Ai u shpreh gjithashtu se përqindja e kredive të këqija është e ulët:

"Cilësia e pasurive të sektorit bankar është në përgjithësi e qëndrueshme dhe rreziku është nën kontroll. Niveli i kredive të këqija është i ulët, mbetet vetëm 0.97 për qind. Asnjë ndryshim i madh nuk është regjistruar që nga fillimi i këtij viti. Kjo përqindje është shumë më e ulët se ajo në bankat e mëdha ndërkombëtare. "

Deklaratat e tij z. Shang i bëri pasi të dhënat e fundit tregojnë se kreditë e këqija në bankat e Kinës janë rritur me 50 miliardë juanë në fund të shtatorit.

Shang shtoi se Komisioni Rregullator Bankar i Kinës do të forcojë mbikëqyrjen mbi kreditë me probleme. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China