PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ndryshimi i mënyrës së zhvillimit nga Kina, në dobi të botës
2012-11-11 16:09:34 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin është duke zhvilluar punimet Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës. Në raportin e vet të mbajtur para delegatëve të Kongresit, sekretari i përgjithshëm i KQ të PKK-së Hu Jintao theksoi edhe një herë se zhvillimi shkencor si tema kryesore dhe ndryshimi i shpejtë i mënyrës së zhvillimit ekonomik si vija kryesore janë një zgjedhje strategjike që ka të bëjë me gjendjen e përgjithshme të zhvillimit të Kinës. Një gjë e tillë tregon se Kina do të vazhdojë ta ndryshojë mënyrën e zhvillimit ekonomik dhe do ta kalojë theksin nga shpejtësia te cilësia dhe efektiviteti i zhvillimit.

Can Xin është kryemenazher i kompanisë "Tebian" të Xinjiang-ut, një ndër ndërmarrjet kryesore në Kinë për prodhimin e pajisjeve elektrike. Deri në fund të vitit të kaluar të ardhurat e kësaj kompanie nga shitjet arritën në mbi 20 miliardë juanë. Kapaciteti i prodhimit të transformatorëve nga kompania "Tebian" arrin në 200 milionë kilovat, duke zënë vendin e parë në botë. Në të njëjtën kohë, kjo kompani ka një numër të madh patentash. Por para dhjetë vjetësh "Tebian" prodhonte vetëm disa produkte fillestare të nivelit të ulët. Can Xin është i mendimit se zhvillimi 10-vjeçar është mbështetur tek risitë tekniko-shkencore. Ai thotë:

"Gjatë dhjetë vjetëve të fundit ne kemi forcuar pandërprerë aftësinë e krijimtarisë autonome dhe kemi investuar shumë për zhvillimin tekniko-shkencor. Në të kaluarën shpenzimet për shkencën dhe teknologjinë zinin më pak se 1 për qind të të ardhurave vjetore, kurse tani ato arrijnë në 5 për qind. Tani çdo vit investimet në drejtim të shkencës dhe teknologjisë arrijnë mbi 1 miliard juanë. Zhvillimi i shpejtë ekonomik mbështetet te risitë tekniko-shkencore, te rregullimi strukturor dhe te ndryshimi i mënyrës së zhvillimit."

Përveç mbështetjes te përparimi teknologjik për realizimin e ndryshimit të mënyrës së prodhimit, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit Can Xin ka nxitur edhe zhvillimin e energjisë së re dhe të materialeve të reja, duke e udhëhequr kompaninë "Tebian" drejt zhvillimit të këtyre dy sektorëve. Produktet e kësaj kompanie përdoren në sektorët e prodhimit të anijeve kozmike e të aeroplanëve të mëdhenj, të industrisë ushtarake etj. Këto produkte eksportohen edhe në ShBA, Bashkimin Evropian, Japoni etj.

Tani Kina e ka kaluar Japoninë dhe është bërë ekonomia e dytë për nga madhësia në botë, duke pasur një ndikim të madh mbi zhvillimin e ekonomisë botërore. Yuan Gangming, studiues në Qendrën e Studimit të Ekonomisë Kineze dhe Botërore pranë Universitetit Qinghua, është i mendimit se parashtrimi nga Kina i ndryshimit të mënyrës së zhvillimit ekonomik për realizimin e zhvillimit të gjithanshëm, të bashkërenduar dhe të vazhdueshëm, do t'i shtojë energji të re zhvillimit të ekonomisë botërore:

"Nëse Kina ka një mënyrë prodhimi ekologjike dhe që mbron mjedisin, do të luajë edhe një rol pozitiv për kursimin e burimeve dhe për mbrojtjen e mjedisit të tërë botës. Kina gjithashtu do të arrijë edhe të kursejë energjinë e të pakësojë lëshimin dhe të rritë efektivitetin e përdorimit të energjisë. Të gjitha këto do t'i sjellin përfitime të mëdha mbarë botës." (Du/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China