PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministri i Tregtisë, ekonomia kineze po stabilizohet
2012-11-11 19:09:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka shënuar rritje më shpejt sa ekonomitë e tjera në tregti dhe njëkohësisht në tregun ndërkombëtar, deklaroi të shtunën delegati i Kongresit dhe ministri kinez i Tregtisë Chen Deming.

Nga janari deri në shtator, vëllimi total i import-eksportit në Kinë shënoi rritje me 6.2%, ndërsa në shtator dhe tetor, eksporti pati rritje me përkatësisht 9.9% dhe 11%.

Për këtë fenomen, ministri Chen Deming tha se tregtia e jashtme e Kinës ka treguar një tendencë stabilizuese.

Sipas të dhënave të publikuara të premten nga Byroja e Statistikave, vëllimi i rritjes industriale i ndërmarrjeve me të ardhura vjetore prej mbi 5 milionë juanësh u rrit me 9.6%, duke shënuar rritje për dy muaj radhas. Krahas kësaj, edhe treguesi i blerjes PMI është rikthyer në nivelin mbi 50%. Treguesi i konsumit CPI ishte rritur me vetëm 1.7%.

"Statistikat tregojnë se politikat e mëparshme të shtetit po funksionojnë me efektivitet. Posaçërisht se ulja e treguesit CPI ka shtuar më shumë hapësirë dhe fleksibilitet për kontrollin makroekonomik." - thotë Guo Jie, zv/kryetari i Institutit Ekonomik të Universitetit Renmin.

Edhe Zhang Ping, kryetari i Komisionit të Shtetëror për Zhvillim dhe Reformë u shpreh se që nga muaji gusht, është kufizuar rënia ekonomike dhe është bërë më i dukshëm stabilizimi ekonomik. "Kemi besim të plotë për realizimin e synimeve ekonomike për këtë vit." - tha ai. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China