PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspertët: "Socializmi me karakteristika kineze i rëndësishëm për Kinën"
2012-11-11 19:51:58 CRI Komenti juaj Printoni

Këmbëngulja e Kinës në socializmin me karakteristika kineze merr një kuptim të rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të saj, dhe do të ketë ndikim të thellë për paqen e zhvillimin të të gjithë botës, nënvizojnë ekspertët e huaj.

Zv/shefi i Institutit mbi çështjet e Lidhjes së Largët të Akademisë së Shkencave të Rusisë, specialist mbi çështjet e Kinës, Sergei Lujanin thotë se reforma dhe hapja e Kinës për 30 vjet ka ndryshuar jetën. "Suksesi kryesor i reformës dhe hapjes është se Kina ka gjetur një rrugë që përshtatet me situatën e vet. Gjatë 30 vjetëve, me rritjen e forcës kombëtare, Kina vazhdimisht po bëhet një fuqi e rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Këtë e vërteton fakti që ajo është ekonomia e dytë më e madhe në botë", thotë Lujanin.

Eksperti francez mbi çështjet kineze Pierre Picaard mendon se rruga e hapjes dhe reformës përshtatet me ekonominë dhe zhvillimin kulturor të Kinës. Ai shton se duhet kohë për qeverinë kineze për të zgjidhur problemet gjatë reformës.

Sipas Picaard, në 10-vjeçarin e kaluar, ekonomia, cilësia e jetesës, urbanizimi dhe ndikimi ndërkombëtar i Kinës kanë njohur zhvillim. Ndërkohë, ai shton se Kina po zbaton reformën në sistemin politik. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China