PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kongresi i PKK-së tërheq vëmendjen ndërkombëtare
2012-11-09 20:23:37 CRI Komenti juaj Printoni

Qysh nga Reforma dhe Hapja, sidomos gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Kina ka arritur progres të vazhdueshëm në të gjithat fushat, duke u bërë një prej fuqive më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Në Kongresin e 18-të të saj, Partia Komuniste e Kinës do të paraqesë planet për zhvillimin e ardhshëm, gjë që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

Përveç 1 700 gazetarëve nga vende të ndryshme të regjistuar për të dhënë njoftime nga Kongresi, edhe ekspertët e fushave të ndryshme i kushtojnë rëndësi të madhe kësaj ngjarjeje. Dekani i Fakultetit të Sinologjisë Moderne të Universitetit të Notingamit Yao Shujie thotë se ai interesohet më shumë për çështjet e jetesës së popullit, të luftës ndaj korrupsionit dhe të aspektit mjedisor gjatë ndryshimit të strukturës ekonomike.

Kurse Erik dë la Mezonëvi (Eric de la Maisonneuve), kryetar i Shoqatës së Strategjisë të Francës dhe njëkohësisht specialist i çështjeve kineze, shprehet:

"Ekonomia e suksesshme e Kinës do të ketë ndikim pozitiv për botën. Ne shpresojmë që planet politike dhe ekonomike të Kinës do të japin ndihmesë për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin global. " (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China