PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao raporton para Kongresit
2012-11-08 10:48:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kongresi i 18-të Kombëtar i PK të Kinës hapi punimet në paraditen e së enjtes në Pallatin e Madh të Popullit, në Pekin. PKK-ja është parti në pushtet në Kinë. Në raportin e tij të mbajtur në emër të Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 17-të të PKK-së, Hu Jintao theksoi se PKK-ja do ta udhëheqë Kinën të ecë me vendosmëri në rrugën e socializmit me karakteristika kineze.

Hu Jintao theksoi se rruga, teoria dhe sistemi i socializmit me karakteristika kineze janë sukseset themelore të krijuara dhe të mbledhura nga partia dhe populli gjatë mbi 90 vjetëve dhe duhet të këmbëngulim në vazhdimin e zhvillimit të tyre. Pikëpamja e zhvillimit shkencor është rezultati më i ri i sistemit teorik të socializmit me karakteristika kineze dhe së bashku me Marksizëm-leninizmin, Idetë e Mao Ce Dunit, Teorinë e Ten Hsiao Pinit dhe Idenë e rëndësishme të "tre përfaqësimeve" janë busulla e veprimeve të PKK-së.

Ky kongres mbahet në një kohë kur Kina ka hyrë në një fazë vendimtare të ndërtimit të një shoqërie moderne. Në raportin e tij, Hu Jintao parashtroi kërkesën e re për ndërtimin e gjithanshëm të shoqërisë moderne e të begatë dhe një nga objektivat kryesore është se deri në vitin 2020, në bazë të zhvillimit të vazhdueshëm, do të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme prodhimi i brendshëm dhe do të rriten të ardhurat mesatare për frymë në mbarë vendin në krahasim me vitin 2010.

Në raportin e tij, Hu Jintao tha se në të ardhmen, Kina do të thellojë në mënyrë të gjithanshme reformën e sistemit politik. Kina do të respektojë më shumë ligjin tregtar gjatë zhvillimit ekonomik dhe do të nxisë angazhimin e kapitalit shtetëror në më shumë sektorë të rëndësishëm dhe në fushat kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe ekonominë kombëtare. Kina do të inkurajojë, përkrahë, dhe orientojë zhvillimin e ekonomisë , do të sigurojë ekonomitë e të gjithë pronësive të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në konkurrencën tregtare dhe të mbrohen gjithashtu nga ligjet.

Në raport vihet në dukje se duhet të nxitet në mënyrë aktive dhe të qendrueshme reforma e sistemit politik, duhet të zhvillohet më gjerë dhe më e përsosur demokracia popullore. Detyra parësore, vazhdoi ai, është përkrahja dhe garantimi i të drejtës së popullit që të ushtrojë kompetencat shtetërore nëpërmjet Asamblesë Popullore.

Ai kërkoi shtimin e numrit të delegatëve nga komuniteti, duke i zëvendësuar ata që zgjidhen nga zyrtarët e partisë. Për këtë do të vendosen zyra të posaçme brenda kongresit popullor për të përmirësuar mekanizmin e shkëmbimit mes përfaqësuesve dhe popullit, theksoi Hu Jintao në raportin e tij drejtuar kongresit. Në këtë raport u bë rregullimi dhe për punët e ardhshme në fushat e mbrojtjes kombëtare, të punëve të jashtme, të bashkimit kombëtar, të përsosjes së partisë etj. (Du/Albana)

 

 

Rubrika<<<

Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China