PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjithçka gati për hapjen e Kongresit të 18-të të PKK-së
2012-11-07 21:19:48 CRI Komenti juaj Printoni

Më 8 nëntor paradite do të fillojë në Pekin Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, parti në pushtet në Kinë. Në një konferencë shtypi të organizuar të mërkurën, zëdhënësi i Kongresit Cai Minzhao shpjegoi lidhur me punët përkatëse të këtij kongresi. Ai u shpreh se ky kongres do të bëjë rregullimin strategjik për zhvillimin shoqëror të Kinës në një periudhë të ardhshme.

Kongresi i PKK-së, që mbahet një herë në pesë vjet, dhe Komiteti Qendror që do të zgjidhet në këtë kongres, janë organe supreme udhëheqëse të Partisë Komuniste të Kinës. 2268 delegatët që do të marrin pjesë në këtë kongres janë zgjedhur mes mbi 80 milionë anëtarëve të PKK-së. Ata do t'i përcjellin Komitetit Qendror kërkesat e anëtarëve të partisë dhe të masave popullore.

Në këtë kongres do të dëgjohet dhe do të shqyrtohet raporti i Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 17-të, do të shqyrtohet raporti mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Disiplinës, do të shqyrtohet dhe do të miratohet "Statuti i Partisë Komuniste të Kinës (i rishqyrtuar)" dhe do të zgjidhen Komiteti Qendror i 18-të e Komisioni Qendror i Disiplinës i 18-të. Cai Mingzhao tha se, pas Kongresit të 16-të, PKK-ja dhe qeveria kanë bërë përpjekje të mëdha për përmirësimin e jetës së popullit dhe kanë arritur suksese të mëdha.

Mund të thuhet se këta dhjetë vjet janë periudha me rezultate më të dukshme për sa i përmirësimit të jetës së qytetarëve gjatë procesit të zhvillimit të Kinës. Cai Mingzhao u shpreh se, mbështetur në parimet "Jeta e popullit në radhë të parë" dhe "Pasurimi i popullit", Kongresi do të bëjë rregullimin e gjithanshëm për sigurimin dhe përmirësimin e jetës së banorëve. Njëkohësisht me përmirësimin e jetës së popullit, edhe dënimi i korrupsionit të zyrtarëve është një ndër pritshmëritë e qarqeve të ndryshme për partinë në pushtet në Kinë.

Cai Mingzhao u shpreh se ky kongres do t'i kushtojë rëndësi të madhe luftës kundër korrupsionit. Komisioni Qendror i Disiplinës po harton planin e punës për periudhën 2013—2017 për zbatimin dhe përsosjen e dënimit dhe të parandalimit të korrupsionit. Lidhur me problemin e reformës së sistemit politik, zëdhënësi i Kongresit tha se reforma e sistemit politik në Kinë duhet të niset nga gjendja e vendit dhe duhet të ecet me vendosmëri në rrugën e drejtë të hapur gjatë praktikës së gjatë nga partia dhe populli kinez.

"Duhet të ecim në rrugën e zhvillimit politik të socializmit me karakteristika kineze dhe duhet të ngulim këmbë në udhëheqjen e partisë, në parimin që populli është zot i vendit dhe në qeverisjen e vendit sipas ligjit," u shpreh zëdhënësi i Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës Cai Mingzhao. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China