PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eksperti francez: "Kongresi i 18-të do t'i shtojë botës besimin"
2012-11-07 19:03:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës do të hapet më 8 nëntor. Si një ngjarje e rëndësishme politike, ai ka tërhequr vëmendjen edhe të ekspertëve francezë të qarqeve të ndryshme. Një prej tyre është edhe Erik dë la Mezonëvi, gjeneralmajor dhe kryetar i Shoqatës së Strategjisë, e njëkohësisht edhe specialist për çështjet kineze.

Mezonëvi i kushton rëndësi të madhe Kongresit të PKK-së, i cili sipas tij është shumë i rëndësishëm për të ardhmen politike e ekonomike të Kinës. Njëkohësisht, ai thekson se fjalimet e brezit të ri të udhëheqësve kinezë do të pasqyrojnë politikat e brendshme dhe të jashtme të Kinës. Më tej ai shton:

"Unë kam më shumë interes për çështjet shoqërore e ekonomike të Kinës, si p. sh. sistemi i sigurimeve mjekësore, arsimi dhe strehimi, politikat financiare dhe ndryshimet e përmbajtjet e reja të diplomacisë."

Eksperti francez vë në dukje veçanërisht që, përballë krizës europiane të borxheve, qëndrueshmëria e Kinës do të shtojë edhe besimin e qëndrueshmërinë në Europë e në mbarë botën.

"Në sistemin botëror ekzistojnë kriza. Në këtë situatë, ka nevojë që disa rajone të ruajnë qëndrueshmërinë, e një prej tyre është edhe Kina. Zhvillimi ekonomik i Kinës do të ndikojë pozitivisht në tërë botën, d. m. th., nëse Kina zhvillohet mirë, edhe bota do të zhvillohet mbarë ose më mirë," shprehet specialisti francez i çështjeve të Kinës Erik dë la Mezonëv. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China