PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përfundon plenumi i 7-të i Komitetit Qendror të PKK-së
2012-11-04 18:58:25 CRI Komenti juaj Printoni
Të dielën u mbyll në Pekin plenumi i 7-të i Komitetit Qendror të 17-të të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), në të cilin u mor vendimi që Kongresi i 18-të i kësaj partie të hapet më 8 nëntor të këtij viti.

Në plenumin katërditor sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të 17-të të PKK-së Hu Jintao mbajti një raport mbi punën e këtij komiteti, si dhe u diskutuan ndryshimet në statutin e partisë. Raporti dhe ndryshimet do t'i paraqiten Kongresit të 18-të për shqyrtim.

Në plenum u përgjithësua gjithashtu edhe puna e Partisë në pesë vjetët e kaluar. Pjesëmarrësit ishin të mendimit njëzëri se, në kushtet e gjendjes së ndërlikuar në arenën ndërkombëtare dhe të detyrës së vështirë të brendshme në fushën e nxitjes së reformës e të zhvillimit dhe të ruajtjes së qëndrueshmërisë shoqërore, KQ i PKK-së, i kryesuar nga z. Hu Jintao dhe duke u mbështetur te masat popullore, ka përballuar me sukses vështirësi dhe sfida të shumëllojshme. Gjatë këtyre pesë vjetëve ekonomia e vendit ka ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm, reforma dhe hapja ndaj botës së jashtme ka pasur progres të madh, niveli i jetesës së popullit është ngritur në mënyrë të dukshme, puna e krijimit të një sistemi ligjor e demokratik ka hedhur hapa të reja dhe Kina ka pasur përparim të rëndësishëm në fushën kulturore, shoqërore, ushtarake, diplomatike etj. "Socializmi me karakteristika kineze është zbatuar me këmbëngulje e zhvillim," u tha në plenum.

Në plenum u shqyrtuan dhe u miratuan edhe vendimet e Komisionit Qendror të Disiplinës për përjashtimin nga partia të Bo Xilai-t (ish-anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKK-së) dhe të Liu Zhijun-it (ish-ministër i Hekurudhave).

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China