PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, liderët vizitojnë ekspozitën mbi "arritjet e zhvillimit shkencor"
2012-10-27 19:37:16 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të Kongresit të 18-të të PK-së të Kinës, liderët si Hu Jintao, Wu Bangguo, Wen Jiabao, Jia Qinglin, Li Changchun, Xi Jinping, Li Keqiang, He Guoqiang dhe Zhou Yongkang vizituan të premten një ekspozitë ku nëpërmjet fotove tregohet përparimi i vendit në sfera të ndryshme si ekonomike, kulturore, shkencore etj.

Ekspozita me temë "arritjet e zhvillimit shkencor" përbëhej nga 2110 fotografi, 765 objekte, videoklipe të ndryshme etj.

Ekspozita është projektuar për të shpalosur arritjet e vendit, si nga ushtria dhe nga të gjitha grupet etnike, të bashkuar rreth qendrës së PK-së, me në krye kryetarin Hu Jintao. Gjithashtu në ekspozitë u shpalosën dhe ndryshimet historike në ndërtimin e modernizimit socialist që nga Kongresi i 16-të Kombëtar i PK-së të Kinës.

Ekspozita e hapur në paraditen e 26 tetorit do të zgjasë për 1 muaj. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China