PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB, Yang Jiechi merr pjesë në debatet e përgjithshme
2012-09-28 15:40:19 CRI Komenti juaj Printoni

Më 27 shtator, ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi mori pjesë në debatet e përgjithshme të Asamblesë së 67-të të OKB-së, ku mbajti një fjalim të rastit.

Yang Jiechi u shpreh se sot bota po pëson ndryshime të mëdha dhe po përballet me shanse dhe sfida si kurrë më parë.

"Kina mbështet inkurajimin e barazisë dhe demokracisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, fokusimin në bashkëpunimin dhe përfitimet e përbashkëta, realizimin e drejtësisë dhe efektivitetit në administrimin global, nxitjen e përparimin e përbashkët në kultura të shumëllojshme si dhe të kërkohet siguria e përgjithshme në bazë të bashkekzistencës."

Yang Jiechi u shpreh gjithashtu se Kina respekton dhe mbështet që vendet në Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore të trajtojnë çështjet e brendshme në mënyrë të pavarur dhe respekton kërkesat e popujve në këtë rajon për ndyshim dhe reformë. Kina shpreson që palët përkatëse të zgjidhin problemet dhe mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut konstruktiv.

Yang Jiechi deklaroi gjithashtu se Kina në mënyrë të vendosur do të vazhdojë zhvillimin paqësor dhe bashkëpunimin me të gjitha vendet e tjera në bazë të 5 parimeve për bashkekzistencën paqësore. Ndërkohë, Kina do të përpiqet për një miqësi me vendet fqinje, për zhvillimin e përbashkët paqësor dhe për të marrë pjesë aktivisht në reformën e sistemit ndërkombëtar dhe administrimin global.

Krahas këtyre, kryediplomati kinez bëri të ditur se së shpejti do të zhvillohet

Asambleja e 18-të e PKK-së, e cila sigurisht do t'i çojë arritjet e Kinës në një fazë krejtësisht të re.

"Zhvillimi i Kinës është paqësor dhe i hapur dhe synon zhvillimin dhe arritjet e përbashkëta," theksoi Yang Jiechi. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China