PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nentwig: "Japonia synon rishkrimin e historisë"
2012-09-18 16:22:16 CRI Komenti juaj Printoni

Etnologu dhe sinologu gjerman Ingo Nentwig thekson se qeveria japoneze pretendon të ndryshojë historinë territoriale të vendit nëpërmjet blerjes së ishujve Diaoyu, pasi faktet dëshmojnë se ato nuk i përkasin Japonisë.

Në një analizë të botuar të martën në gazetën gjermane "Junge Welt" , Nentwig shkruan se Japonia pushtoi me dhunë ishujt Diaoyu gjatë luftës me Kinën në periudhën 1984-1985.

Ai sqaron se sipas "Deklaratës së Kajros" të vitit 1943 dhe "Deklaratës së Potsdamit" të vitit 1945, Japonia duhet t'i kthente Kinës të gjitha territoret që kishte pushtuar në mënyrë të paligjshme. Mirëpo, në atë kohe, ishujt Diaoyu ishin në kontrollin e ushtrisë amerikane, së bashku me Okinawën. Prandaj, këto dokumente nuk janë zbatuar ashtu siç duhej në bazë të "Traktatit e Paqes të San Franciskos" të vitit 1951.

Etnologu dhe sinologu gjerman thekson se, Kina nuk kishte e pranishme gjatë procesit që solli traktatin e paqes, ndaj kontrolli i vazhdueshëm i ishujve Diaoyu nga pala amerikane nuk ka asnjë kuptim në kuadër të ligjeve ndërkombëtare.

"Çështja e ishujve është bërë një lojë e fraksioneve të ndryshme politike japoneze. Popujt në Azinë Lindore dhe Juglindore i kanë ende të freskëta kujtimet e agresionit ushtarak japonez. Ndërsa politikanët në Japoni, si udhëheqësit e këtij vendi, jo vetëm që shpesh herë tregohen sipërfaqësorë për këtë pjesë të historisë, por edhe mohojnë publikisht krimet ushtarake të së shkuarës", thekson etnologu dhe sinologu gjerman, Ingo Nentwig. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)

Rubrika:Ishujt Diaoyu

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China