PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Takim i poçasëm për ishujt Diaoyu
2012-09-14 18:46:43 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin u zhvillua të premten një takim i posaçëm për çështjen e ishujve Diaoyu. Rreth 60 të pranishmit, që vijnë nga fusha të ndryshme, theksuan se Japonia po zbaton atë që e cilësuan farsë të blerjes së ishujve Diaoyu, për të minuar strategjitë paqësore të Kinës dhe për të forcuar aleatin e saj, SHBA-në.

Sipas tyre, një veprim i tillë i Japonisë do të përkeqësojë situatën në gjithë rajonin e Azi-Paqësorit.

Zv/drejtori i Institutit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Kinës, Ji Yezhi thotë se blerja e ishujve Diaoyu është jo vetëm pretekst i Japonisë për të bindur popullin për forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por edhe për të justifikuar shtimin e shpenzimeve ushtarake, në mënyrë që të rrisë aftësinë ushtarake, gjë që është në kundërshtim me kushtetutën paqësore.

Feng Zhaokui nga Akademia e Shkencave thekson se Japonia synon të acarojë Kinën me problemin e ishujve Diaoyu, me qëllim që të frenojë zhvillimin paqësor të saj.

Ma Xiaolin, krijues i një blogu, shprehet se rajoni i Azi-Paqësorit jo vetëm që ka tre nga ekonomitë më të mëdha të botës, por është edhe strategjik nga ana gjeografike.

"Nëse administrata e kryeministrit japonez Yoshihiko Noda do të vazhdojë të përkeqësojë situatën rreth ishujve Diaoyu, Japonia dhe Kina do të përfundojnë në luftë. Si pasojë do të minohet stabiliteti rajonal dhe zhvillimi ekonomik, madje bota do të jetë para një katastrofë të re", thotë Ma Xiaolin. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China