PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Japonia po i çon marrëdhëniet me Kinën në drejtim të rrezikshëm
2012-09-14 20:12:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ndihmësi i ministrit të Jashtëm të Kinës Le Yucheng u shpreh në një forum për çështjen e ishujve Diaoyu se blerja e këtyre ishujve nga Japonia nuk është një ngjarje e rastësishme, por ka lidhje me ndryshimet e klimës së brendshme politike në Japoni. Kjo prirje negative në Japoni po i çon marrëdhëniet kino-japoneze në një drejtim shumë të rrezikshëm.

Z. Le theksoi se forcat e krahut të djathtë në Japoni po e shfrytëzojnë rënien ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e brendshme politike si një "mburojë", duke u përpjekur ta shmangin vëmendjen në kontradiktat me vendet fqinje.

Le Yucheng u shpreh se synimi i palës japoneze është që të rishkruajë historinë, por ajo nuk mund ta ndryshojë dot faktin historik të grabitjes së territoreve kineze.

Forumi për çështjen e ishujve Diaoyu u zhvillua të premten në Pekin dhe në të morën pjesë studiues të fushave të ndryshme, përfaqësues të medieve etj.(Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China