PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Bisedimet 6-palëshe, zgjidhje për gadishullin Korean
2012-09-13 09:57:19 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Vjenë, Cheng Jingye, theksoi të mërkurën se rrugëzgjidhja thelbësore për kontradiktat në gadishullin Korean janë bisedimet 6-palëshe, armëpushimi dhe ndërtimi i një sistemi të paqes në këtë rajon.

Cheng Jingye i tha këto në një mbledhje të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB). Ai shtoi se tani situata në gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore është ende e ndërlikuar dhe bisedimet 6-palëshe pothuajse kanë mbetur pezull.

"Mungesa e besimit është burimi i tensionit në këtë rajon dhe vetëm me anë të dialogut dhe bisedimeve të shpeshta mund të krijohet një besim reciprok." thotë Cheng Jingye.

Cheng Jingye u shpreh gjithashtu se Kina është e gatshme që të nxisë, së bashku me vende të tjera, rifillimin e shpejtë të bisedimeve 6-palëshe dhe të luajë rol konstruktiv për një gadishull pa armë bërthamore dhe për një Azi Verilindore të stabilizuar. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China