PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Opinioni publik në Kinë, i shqetësuar për marrëdhëniet me Japoninë
2012-09-12 18:42:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin dhe Guangzhou, qytetarët protestuan para selive diplomatike të Japonisë, pas njoftimit se qeveria e Tokios nënshkroi marrëveshjen për blerjen e ishujve kinezë Diaoyu me 2.05 miliardë jen (rreth 26.15 milionë dollarë amerikanë), në një përpjekje për t'i shtetëzuar këta ishuj.

Ndërkohë në Kinë u shënua rënie në shitjen e mallrave japoneze, ndërsa turistë të shumtë kinezë anulluan udhëtimet për në Japoni.

Chen Min është një i ri që punon në një firmë ligjore në Pekin.

"Të gjithë po mbajnë të njëtin qëndrim, por jemi gjakftohtë. Gjithsesi nuk duhen bërë lëshime për çështjet territoriale. Qeveria jonë duhet të ketë qëndrim më të ashpër. Lufta nuk është zgjidhja e vetme e kësaj çështjeje", tha Chen Min.

Ndërsa 62 vjeçari Zhang Shaoxian thotë se ky është agresion i Japonisë ndaj Kinës dhe kujton të shkuarën.

"Ishujt Diaoyu kanë qenë dhe janë pjesë territoriale e Kinës. Ky fakt nuk ndryshohet dot nga askush. Shteti ynë është dhunuar nga imperializmi japonez. Ne vuajtëm shumë dhe u poshtëruam. Plagët nuk shërohen lehtë. Vendi ynë është i aftë dhe i mençur të dalë fitimtar nga e gjitha kjo histori mbi ishujt Diaoyu. Nuk ka dyshime për këtë", tha Zhang Shaoxian.

Pas njoftimit të blerjes së ishujve nga Japonia, udhëheqësit kinezë përsëritën qëndrimin e Pekinit kundër këtij veprimi dhe theksuan se Kina ka sovranitetin e plotë mbi ishujt. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China