PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbrojtja e ishujve Diaoyu, detyrë e bashkatdhetarëve të të dy brigjeve
2012-09-12 18:18:33 CRI Komenti juaj Printoni

Mbrojtja e sovranitetit të ishujve Diaoyu dhe e interesit të përgjithshëm të kombit kinez është detyrë e përbashkët e bashkatdhetarëve të të dyja brigjeve të ngushticës së Tajvanit. Kështu u shpreh të mërkurën në një konferencë të rregullt shtypi zëdhënësja e Zyrës për Çështjet e Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Fan Liqing. Ajo tha se bashkatdhetarët në të dy anët e ngushticës së Tajvanit janë një familje dhe çdo nismë e marrë nga të dyja brigjet do të ketë mbështetjen e vendosur të të gjithë bijve e bijave të kombit kinez.

Znj. Fan theksoi gjithashtu se ishujt Diaoyu janë pjesë territoriale e padiskutueshme e Kinës dhe bashkatdhetarët e të dyja brigjeve të ngushticës së Tajvanit e njohin dhe e mbështetin këtë fakt. Ata ndiejnë zemërim të fortë për farsën e "blerjes" së ishujve Diaoyu nga qeveria japoneze dhe e kundërshtojnë me vendosmëri një gjë të tillë.(Zhan Dian/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China