PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao në Forumin veror të Davosit
2012-09-11 20:35:34 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri Wen Jiabao theksoi se zhvillimi i Kinës ende ndodhet përpara mundësive strategjike dhe se nxitja e industralizmit, urbanizimit dhe modernizimit bujqësor vijojnë të mbeten potenciale të mëdha zhvillimi.

Shefi i qeverisë kineze e bëri këtë deklaratë të martën gjatë fjalimit në hapjen e takimit vjetor të Forumit veror të Davosit, i cili po zhvillohet në qytetin kinez, Tianjin.

Wen Jiabao, është i bindur se Kina, si një anije e madhe ekonomike do të vazhdojë të ecë me hapa të shpejtë dhe të sigurtë drejt të ardhmes.

Ai theksoi se nga viti 2002 deri në 2011-n, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) shënoi një rritje mesatare vjetore 10.7 për qind dhe Kina zuri vendin e dytë, nga i gjashti, në shkallë globale, ndërsa PBB për çdo kinez u rrit nga mbi 1 mijë dollarë në 5432 dollarë.

Kryeministri shtoi se rezerva valutore e Kinës është mbi tre trilionë dollarë.

Wen Jiabao i bëri thirrje ndërkohë komunitetit ndërkombëtar të forcojë më tej bashkëpunimin për të nxitur rimëkëmbjen dhe stabilizimin e ekonomisë globale. (Du/ Ardi Pulaj)

  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China