PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao mban fjalim në takimin e APEK-ut 2012
2012-09-10 10:04:04 CRI Komenti juaj Printoni

Më 9 shtator, në Vlladivostok të Rusisë u mbajt takimi i 20-të i udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEK).
 
Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao ishte i pranishëm në këtë takim ku mbajti dhe një fjalim rreth bashkëpunimit mbi garantimin e ushqimit, liberalizimin e tregtisë dhe për fusha të tjera prioritare.

Hu Jintao theksoi se garantimi i ushqimit është thelbësor jo vetëm për ekonominë e një vendi, por edhe për jetesën e njerëzimit. Ai shtoi se duhet të thellohet bashkëpunimi për të trajtuar këtë çështje.



"Anëtarët e APEK-ut duhet të bëjnë përpjekje për të nxitur investimet në bujqësi, të rrisin produktivitetin në bujqësi dhe rritjen e prodhimit. Duhet të forcojmë zhvillimin e infrastrukturës së tregjeve të ushqimit. Duhet të nxisim investimet  në bujqësi dhe të ngrihet niveli i përgjithshëm i prodhimit bujqësor. Duhet të stabilizohen çmimet e mallrave kryesore dhe të përmirësohet mjedisi i investimeve bujqësore. Duhet të marrim masa konkrete për të garantuar furnizimin me ushqim në situatat e vështira," u shpreh Hu Jintao.

Përsa i përket inovacionit, Hu Jintao tha se duhet të krijojmë mjedisin dhe kushtet e përshtatshme për inovacionet, duke forcuar politikat mbështetëse. Anëtarët e APEK-ut duhet të zgjerojnë invetimet në studimet shkencore. Qeveria duhet të luajë një rol të rëndësishëm, të ndërtojë platformën e bashkëpunimit për ndërmarrjet. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China