PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përfundon Samiti i APEK-ut
2012-09-09 18:30:16 CRI Komenti juaj Printoni

Më 9 shtator përfundoi në qytetin bregdetar të Rusisë Vladivostok Samiti i APEK-ut me publikimin e deklaratës së përbashkët nga liderët e vendeve anëtare të kësaj organizate.

Sipas deklaratës, samiti përcaktoi drejtimin e zhvillimit të mëtejshëm rajonal dhe objektivin për konsolidimin e pozicionit drejtues të ekonomive rajonale në ekonominë botërore.

Në deklaratë bëhet gjithashtu një përmbledhje e katër temave më të rëndësishme të samitit: liberalizimi i tregtisë dhe i investimeve, forcimi i sigurisë ushqimore, krijimi i një zinxhiri të besueshëm furnizimi dhe nxitja e bashkëpunimit në fushën e rritjes dhe të krijimit të risive.

Në fund të deklaratës anëtarët e APEK-ut shprehen se, duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme financiare, do të vazhdojnë të marrin masat e nevojshme për të pakësuar ndikimet negative dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e ekonomive të tyre.

Takimet në kuadër të Samitit të APEK-ut nisën më 2 shtator në Vladivostok, duke u pasuar nga takimi i udhëheqësve të 21 vendeve dhe rajoneve anëtare të APEK-ut që u mbajt këtë fundjavë. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China