Të shtunën nisi në Vladivostok të Rusisë takimi i 20-të i liderëve të APEK-ut. Në këtë takim merr pjesë dhe mbajti një fjalim edhe kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao.
Në fjalimin e vet, z. Hu Jintao theksoi që në themel të programit të APEK-ut janë liberalizimi i tregtisë dhe i investimeve, si edhe integrimi i ekonomisë rajonale. Kina përkrah nxitjen e liberalizimit të produkteve mjedisore, duke marrë parasysh nivelet e ndryshme të zhvillimit të vendeve anëtare të APEK-ut.
Kreu i shtetit kinez shprehu gjithashtu shpresën se, nëpërmjet shkëmbimit të teknologjisë mjedisore dhe forcimit të aftësive, do të ndihmohen vendet anëtare në zhvillim të nxisin sektorin mjedisor dhe të realizojnë zhvillimin e vazhdueshëm.
Sipas z. Hu Jintao, në kuadër të zhvillimit të takimit të liderëve të APEK-ut në vitin 2014, Pekini do të japë ndihmesë të mëtejshme për paqen dhe lulëzimin e rajonit të Azi-Paqësorit.
Gjatë fazës së parë të takimit dyditor të udhëheqësve të APEK-ut, të zhvilluar pasditen e së shtunës, pjesëmarrësit diskutuan për çështje si liberalizimi i tregtisë dhe i investimeve, integrimi i ekonomisë rajonale, krijimi e një zinxhiri të besueshëm furnizimi etj. (Wang Xianya/Artani)