PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Peniani: "IAEA rrit tensionet bërthamore në Gadishullin Korean"
2012-09-06 17:05:05 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut deklaroi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA), e cila sipas tij, është rreshtuar krah SHBA-ja, ka rritur tensionet bërthamore në Gadishullin Korean, pasi e cilësoi ndërtimin e një reaktori për pasurimin e uraniumit sipas standardeve të vjetra.

"Koreja e Veriut ka standardet e saja dhe Agjencia nuk mund t'i ndryshojë ato", tha zëdhënësi.

Ndërkohë, duke folur për mbledhjen përgatitore të mbajtur në Pekin në fund të gushtit mes përfaqësuesve të qeverisë së Penianit dhe Tokios, zëdhënësi tha se palët paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me çështjen e eshtrave të japonezëve dhe ranë dakord që të vazhdojnë koordinimin nëpërmjet kanaleve diplomatike. (Vera/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China