PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryediplomati kinez Yang Jiechi takohet me Panaritin
2012-08-21 18:35:44 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm i Kinës, Yang Jiechi u takua të martën me homologun shqiptar, Edmond Panariti, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Pekin.

Yang Jiechi theksoi faktin se Kina dhe Shqipëria kanë miqësi tradicionale dhe në këtë frymë, Pekini dëshiron të forcojë komunikimin dhe shkëmbimet në nivele të ndryshme e të shtojë bashkëpunimin ekonomik.

Ndërsa Panariti tha se Shqipëria i trajton marrëdhëniet me Kinën me pikëpamje strategjike, dëshiron të forcojë bashkëpunimin në fushat e ndryshme, ndërkohë që ftoi kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri.

Përveç bashkëpunimit dypalësh, ministrat Yang Jiechi dhe Edmond Panariti diskutuan edhe për situatën në Europë dhe për çështje të tjera ndërkombëtare. (Zhan Dian/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China