PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Orkestra Simfonike e Pekinit pritet të performojë në Londër
2012-07-18 10:37:07 CRI Komenti juaj Printoni

Orkestra Simfonike e Pekinit do të japë një shfaqje më 29 korrik, në Londër, si pjesë e festimeve të Olimpiadës Verore 2012.

Orkestra pritet të performojë së bashku me Filarmoninë e Londrës.

Dirigjenti kryesor i Orkestrës Simfonike të Pekinit, Tan Lihua, u shpreh se misioni i tyre është që të përcjellin një pjesë nga kultura muzikore kineze.

"Kemi nisur konsultimet me Orkestrën Filarmonike të Londrës rreth një viti më parë për pjesët që do të luajmë bashkërisht për Olimpiadën dhe arritëm në një marrëveshje që në gjysmën e shfaqjes të ketë kompozime kineze. Misioni ynë në turneun e Londrës është që t'i njohim vendet e botës me veprat e shquara simfonike kineze."

Kjo është hera e parë që Orkestra Simfonike e Pekinit jep shfaqje në Britaninë e Madhe. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China