PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ishulli Huangyan, Filipinet tërheqin anijet
2012-06-19 12:48:01 CRI Komenti juaj Printoni
Qeveria kineze bëri të ditur se do të ruajë praninë e saj rreth ishullit Huangyan në Detin e Kinës Jugore.

Deklarata erdhi pas një vendimi të qeverisë filipinase për të tërhequr 2 anijet e saj nga zona rreth ishullit Huangyan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei.

"Që kur nisi incidenti i ishullit Huangyan, Kina i ka bërë thirrje të vazhdueshme Filipineve të tërheqë sa më parë anijet e saj nga zona. Filipinet kanë tërhequr 2 anijet dhe shpresojmë se situata do të përmirësohet edhe më tej. Gjithashtu, ne presim që bashkëpunimi dypalësh të normalizohet. Ndërkohë, do të vazhdojmë praninë tonë në këtë zonë."

Qendra e Shpëtimit Detar e Kinës ka dërguar një anije shpëtimi në ujërat rreth ishullit Huangyan për t'i ardhur në ndihmë një anijeje peshkimi kineze në kushtet e vështira të motit.

Një ciklon tropikal është duke fryrë aktualisht në veri të Detit të Kinës Jugore. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China