PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti, konsumohet pa votim edhe raundi i tretë
2012-06-08 19:45:26 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti i Shqipërisë konsumoi pa votim të premten raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, ashtu si edhe dy raundet e mëparshme, pasi në seancë nuk u paraqit asnjë kandidaturë.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli iu paraqiti ligjvënësve raportin e komisionit parlamentar për çështjet ligjore, ku bëhej e ditur se deri në afatin e përcaktuar, nuk ishte prezantuar asnjë kandidat për kreun e ardhshëm të shtetit shqiptar.

Opozita, akuzoi mazhorancën e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha se nuk ka bërë përpjekje për të arritur konsensusin për presidentin e ardhshëm.

"Jemi dëshmitarë të një dështimi për herë të tretë. Nuk është dështimi ynë, as i këtij parlamenti. Në gjykimin e opozitës ka një emër që është kreu i mazhorancës, kryeministri Berisha. As predikuat dhe aq më pak të provonit të punonit për asnjë moment për të arritur në një zgjidhje të dakordësuar konsensuale", deklaroi kreu i grupit parlamenar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Akuzat e Ruçit u hodhën poshtë nga Berisha, i cili akuzoi opozitën se i parashtroi mazhorancës, disa kërkesa të tjera, që i cilësoi si ultimatume, përveç konsensusit për Presidentin, si përmbushja e reformës zgjedhore e parlamentare dhe heqja e imunitetit të deputetëve e zyrtarëve të lartë.

"Partia Demokratike erdhi drejt jush për të diskutuar ato që kishte rënë dakord koalicioni qeveritar. A mund t'i bëj të dyja, edhe Sali Berishën djathtas edhe Sali Berishën majtas? Në vend të një tryeze ku të diskutohej për modalitete morëm ultimatume. Sot është ora e sinqeritetit", tha kryeministri, duke e ftuar opozitën që të propozojë kandidatin e saj, që sipas tij do të merret seriozisht në konsideratë nga mazhoranca.

Menjëherë pas seancës, u mblodh konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare dhe me konsensus vendosi që raundi i katërt i votimit për presidentin të zhvillohet të hënën.

Sipas rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë, presidenti zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat. Tashmë që tre raundet e para, ku kërkohej shumicë e cilësuar prej 84 votash, u konsumuan pa votim dhe pa kandidatë, presidenti i Shqipërisë mund të zgjidhet në dy raundet e mbetura me 71 vota. Nëse edhe në raundin e pestë nuk caktohet kreu i ri i shtetit, atëherë Parlamenti shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China