PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Berisha e Rama takohen për Presidentin
2012-06-03 20:00:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe numri një i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama pritet të bisedojnë të dielën në mbrëmje për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.

Lajmi i publikuar më herët nga mediat e Tiranës, është konfirmuar nga kryetari socialist.

"Kemi marrë ftesën për takim dhe kemi pranuar. Ndoshta është vonë, por më mirë vonë se kurrë", deklaroi kreu i PS-së, Edi Rama gjatë një interviste për televizionin "Top Channel".

Takimi do të zhvillohet në kryesinë e Kuvendit. Të pranishëm do të jenë edhe drejtuesit e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi. Socialistët, më herët, parashtruan kushtin për përmbylljen paraprake të reformave dhe kufizimin e imunitetit, ndërsa kandidatin e mazhorancës Xhezair Zaganjori, e quajtën të njëanshëm.

Raundi i dytë i votimit për presidentin pritet të zhvillohet të hënën dhe rezultati i takimit mes Berishës dhe Ramës do të konfirmojë nëse në këtë votim do të shkohet zyrtarisht me një kandidat konsensual.Raundi i parë u konsumua pa votim të mërkurën. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China