Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso tha të mërkurën se paketa e dytë e ndihmës financiare për Greqinë, në vlerën e 130 miliardë Eurove nuk do të ndyshojë dhe se mbajtja e premtimit është e rëndësishme për ruajtjen e besimit të Greqisë dhe të Eurozonës.
Barroso theksoi gjithashtu se Greqia është anëtare e familjes së madhe të BE-së dhe se shpreson që vendi do të vazhdojë të qëndrojë në Eurozonë, por shtoi se dalja nga situata në të cilën ndodhet kërkon sakrifica të vështira nga populli grek.
Sipas Barrosos, masat e marra nga BE-ja janë vështirësia më e vogël dhe mund të zgjidhin problemet e Greqisë. Megjithë përpjekjet e Brukselit, fjalën e fundit për këtë do ta thotë vetë Greqia. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)