PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Turistët kinezë do të kthehen nga Filipinet brenda javës
2012-05-14 19:02:42 cri komenti juaj Printoni
Turistët kinezë në Filipine pritet të kthehen në shtëpi në mes të kësaj jave. 24 grupe me gjithsej rreth 700 turistë ndodhen tani në Filipine. Megjithatë, pothuajse të gjithë do të kthehen në Kinë deri më 16 maj.

Vjet afro 250 000 kinezë vizituan Filipinet, duke e bërë Kinën tregun e katërt për sa i përket numrit të turistëve që shkojnë në këtë vend. Megjithatë, një muaj mosmarrëveshje mbi ishullin Huangyan e ka prekur turizmin nga Kina. Aileen Clemente, kryetare e Shoqatës së Agjencive të Udhëtimit të Filipineve, shprehet:

"Ajo (Kina) është një nga tregjet e rritjes. Ata (turistët kinezë) sjellin 90 deri në 200 dollarë fitime në ditë për njeri. Pra, ekzistojnë gjasat për një humbje të mundshme."

Shumë agjenci turistike në Kinë i kanë pezulluar udhëtimet në Filipine për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Javën e kaluar, rreth 200 veprimtarë filipinas zhvilluan një demonstratë kundërkineze në Manila. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China