PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vendet e Eurozonës konsiderojnë mundësinë e largimit të Greqisë
2012-05-13 19:33:46 cri komenti juaj Printoni

Megjithëse ekziston ende mundësia për formimin e një qeverie koalicioni në Greqi, bankierët kryesorë të Eurozonës kanë nisur të bisedojnë mbi mundësinë dhe pasojat e daljes të Greqisë nga blloku i monedhës së përbashkët.

Anëtari i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane, guvernatori i Bankës Qendrore të Irlandës Patrick Honohan u shpreh se ndikimi i largimit të Greqisë nga Eurozona teknikisht mund të kontrollohet. Dalja e Greqisë me siguri që do të dëmtojë besimin e Eurozonës, por kjo nuk është një gjë fatale.

Komisioneri për çështje ekonomike dhe monetare i BE-së, Olli Rehn, shprehu bindjen e tij se nëse Greqia do të jetë në gjendje të zbatojë premtimet, atëherë ajo do të qëndrojë në Eurozonë. Ai theksoi se nëse Greqia do të largohet, humbjet e saj do të jenë më të mëdha se ato të vendeve të tjera të Eurozonës. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China