PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Analizë/ Ëndrra e keqe e Filipineve që pretendojnë të "marrin" territorin kinez "paqësisht"
2012-05-11 18:05:54 cri komenti juaj Printoni

Që nga 4 prilli, kur anija ushtarake filipinase tentoi të ndalonte peshkatarët kinezë, debatet ndërmjet Kinës dhe Filipineve rreth ishullit Huangyan vijojnë që prej për më shumë se një muaji. Zv/presidenti i Shoqatës kineze për çështjet strategjike, Luo Yuan në një analizë thotë se megjithëse Kina po tregohet tolerante për këtë çështje dhe po përpiqet t'i zgjidhë dallimet nëpërmjet rrugëve paqësore, Filipinet nuk i kanë kushtuar rëndësi kësaj qasjeje. Nga njëra anë po japin mesazhin e rikthimit në negociata diplomatike dhe nga ana tjetër po planifikojnë demonstrata kundër Kinës në gjithë botën.

Sipas Luo Yuan, për çështjen e ishullit Huangyan, Filipinet po testojnë tre strategji. Së pari, nëse komuniteti ndërkombëtar pranon zgjerimin territorial "nga uji në tokë"; së dyti, po vë në provë nëse Kina mund të shkëmbejë paqen me sakrificën e territorit për të siguruar momentin kritik të saj strategjik; së treti, po vërteton marrëdhëniet aleate filipinase-amerikane.

Incidenti i ishullit Huangyan vjen pas provokimeve nga ana e Filipineve, megjithëse Kina ka treguar disa herë dëshirën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet bisedimeve paqësore. Çdo gjë varet nga Filipinet. Për Manilën mbeten tre rrugë: Të gjejë një pretekst për të tërhequr anijet automatikisht (dhe ky është varianti më i mirë për Filipinet), të vazhdojë përplasjet deri sa të harxhohen të gjitha energjitë, ose të krijojë më shumë konflikte, variant i cili do të ketë përfundim të keq për Filipinet, shprehet zv/presidenti i Shoqatës kineze për çështjet strategjike, Luo Yuan.

Sipas tij, Kina i këshillon Filipinet që të marrin mirë parasysh të gjitha rrethanat përpara se të veprojnë, duke shtuar se kjo lidhet ngushtë me të ardhmen e saj. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)

  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China