PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqia, gjasa të mira për koalicion
2012-05-11 19:50:54 cri komenti juaj Printoni

Kryesocialisti grek thotë se mund të formojë një koalicion që do t'i japë fund pezullit paszgjedhor në vend.

Kryetarit të PASOK-ut Evangelos Venizellos iu dha mandati për të formuar një koalicion pas dështimit të krerëve të dy partive të tjera. Ai takoi kreun e Partisë së Majtë Demokratike Fotis Kuvelis, i cili tha se ishte i gatshëm për të marrë pjesë në koalicion.

"Unë propozoj formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, me figura të besuara politike, që do të respektojë mandatin e popullit. Misioni i kësaj qeverie, e cila do të ketë një program të veçantë dhe mandat deri në vitin 2014, do të jetë i dyfishtë: së pari, mbajtja e vendit në Bashkimin Evropian dhe, së dyti, nisja e çlirimit shkallë-shkallë të vendit nga marrëveshja e borxhit," deklaroi Kuvelisi.

Zgjedhjet e sapozhvilluara në Greqi krijuan një parlament ku partitë pro dhe kundër masave shtrënguese kanë fituar një numër të përafërt mandatesh.

BE-ja ka pranuar të livrojë 4 prej 5 miliardë eurove të një plani ndihme, duke i mbajtur 1 miliard të tjera për në qershor. Zyrtarët e Eurozonës gjithashtu thanë se ata janë të gatshëm të sigurojnë fonde të mjaftueshme për ta mbajtur Greqinë derisa ky vend ta qartësojë vendimin e vet politik. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China