PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gazeta filipinase: Ishulli Huangyan i përket Kinës
2012-05-09 19:44:53 cri komenti juaj Printoni
Kohët e fundit gazeta filipinase "Manila Standard Today" botoi një artikull, ku theksohet se, në të vërtetë, ishulli Huangyan i përket Kinës. Në këtë artikull thuhet se Kina e ka zbuluar dhe e ka shënuar në hartë ishullin Huangyan qysh në vitin 1279. Që nga ajo kohë, peshkatarët e pjesës kontinentale të Kinës dhe të Tajvanit kanë filluar të ushtrojnë aty veprimtarinë e tyre. Ndërsa "harta e lashtë" që Ministria e Jashtme e Filipineve paraqet si provë, është skicuar në vitin 1820, 541 vjet më vonë se harta e Kinës. Në artikull theksohet se tre traktate ndërkombëtare përkrahin sovranitetin e Kinës mbi këtë ishull, që janë përkatësisht "Traktati i Parisit" ndërmjet ShBA-së dhe Spanjës i vitit 1898, "Traktati i Uashingtonit"i vitit 1900 dhe "Traktati anglo-amerikan" i vitit 1930. Kurse Filipinet pretendojnë se kanë sovranitet mbi këtë ishull vetëm në bazë të "Konventës së ligjit detar" të OKB-së të vitit 1982. Në artikull thuhet se kjo është vetëm një konventë dhe nuk mund të ketë vlerë dhe të ndryshojë të vërtetën. (Du/Artani)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China