PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson që Filipinet të mos dëmtojnë më tej marrëdhëniet
2012-05-09 20:50:35 cri komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Hong Lei u shpreh të mërkurën se Pekini nuk dëshiron që Filipinet të dëmtojnë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse incidenti i Ishullit Huangyan do të përshkallëzohet, ai tha se Kina ka vënë në dukje se Filipinet kanë vijuar në mënyrë rë përsëritur me deklarata të forta, të cilat mund të nxisin banorët filipinas, duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet me Pekinin. Krahas kësaj, Filipinet nxisin banorët që të bëjnë protesta kundër Kinës. Kjo ka tërhequr vëmendjen e kinezëve si brenda, ashtu edhe jashtë Kinës.

Hong Lei theksoi gjithashtu se qëndrimi i Kinës për zgjidhjen diplomatike nuk ka ndryshuar dhe se Pekini fton sërish palën filipinase që të reagojë seriozisht ndaj deklaratave kineze, për t'u rikthyer sa më parë në rrugën e drejtë. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China