PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
(Ishulli Huangyuan) i përket Kinës
2012-05-09 20:35:12 CRI Komenti juaj Printoni

Në një editorial për "Manila Standard Today", Victor N. Arches II, një bankier në pension nga qyteti filipinas San Juan, shkruan se Scarborough Shoal (Ishulli Huangyuan), i përket Kinës, që e zbuloi dhe e përfshiu në hartën e saj, që nga viti 1279, gjatë dinastisë Yuan. Peshkatarët kinezë nga pjesa kontinentale dhe Tajvani, që nga ajo kohë e kanë përdorur ishullin. Astrologu, matematicieni dhe inxhinieri kinez Guo Shoujing, që punoi për udhëheqësin mongol, Kublai Khan, kreu studime në Detin e Kinës Jugore dhe pikë studimi kishte pikërsisht, Scarborough Shoal, që u riemërtua si ishulli Huangyuan në vitin 1983 dhe që është pjesë e ishujve Zhongsha.

Në kontrast, hartat e vjetra të departamentit për çështjet e jashtme të Filipineve, tregojnë të njëjtin territor të përfshirë në vitin 1820, 541 vjet pas Kinës. Victor N. Arches II thotë se është i surprizuar nga senatori Edgardo Angara, që njëkohësisht është edhe njohës i mirë i çështjeve ligjore, që të pretendojë se një hartë e pesë shekujve dhe katër dekadave më pas, të zëvendësojë një hartë shumë më të vjetër të Kinës.

"Por jam edhe më i surprizuar që Joaquin Bernas, në një artikull të datës 22 prill, si një nga hartuesit e kushtetutës së vitit 1987, përdor konventën e OKB-së të vitit 1982 mbi ligjet detare, si tezë për të mbrojtur pretendimet filipinase", shkruan Victor N. Arches II.

Kjo, pavarësisht se pranohet fakti se Scarborough Shoal (Ishulli Huangyuan) është JASHTË KUFIJVE të vendosur në Marrëveshjen e Parisit për territorin filipinas.

"Në ç'farë territori ekzaktësisht e deklaruam pavarësinë nga SHBA në 1946? Pse asnjë nga kushtetutat tona, të shkuara dhe aktuale, nga 1899, 1935, 1943, 1973, 1986 dhe 1987, nuk përmendin Spratlin ose Scarborough Shoal (Ishullin Huangyuan) si pjesë të territorit tonë? Nga dhe prej kujt, krejt papritmas, i morëm këto? Nga ajri?", shkruan Victor N. Arches II.

Në fund të viteve '70, Kina organizoi shumë ekspedita në ishull dhe në zonën përreth. Në fakt, në 1980, një gur në të cilin shkruhej "Ekspedita shkencore e Detit të Kinës Jugore", u vendos nga Kina. Kjo shenjë kineze u hoq, pa pasur të drejta, nga Filipinet në 1997.

Të gjitha hartat zyrtare të publikuara nga Filipinet deri në vitet '90, nuk përfshinin as Spratlin, as Scarborough Shoal (Ishullin Huangyuan), mes territoreve të vendit.

Akti me numër 3046, i miratuar nga Kongresi në 1961, na ndaloi nga pretendimet, thotë Victor N. Arches II. Por ky ligj u amendua në 10 mars 2009, pas 48 vjetësh dhe në mënyrë të njëanshme u shpall përfshirja e territoreve.

Por ku qëndrojnë Filipinet, në një kohë që Kina ka tre traktate ndërkombëtare për të mbështetur të drejtën e saj, si Traktati i Parisit i 1898, mes SHBA dhe Spanjës, Traktati i Uashingtonit mes SHBA dhe Spanjës në 1900 dhe Traktati mes Britanisë së Madhe dhe SHBA në 1930. Të gjitha këto i kufizojnë Filipinet deri në 118 gradë nga lindja e Grinuiçit.

Në anën tjetër, baza e pretendimeve të Filipineve, është e kufizuar, duke u mbështetur vetëm në konventën e OKB-së të vitit 1982 për ligjet detare. "Nga njohuritë që kam, një konventë e tillë, nuk mund të mposhtë një traktat ose marrëveshje të arritur mes fuqive kolonialiste. Edhe nëse konsiderohet si ligj, nuk mund të ketë fuqi ligjore. Kë po bëjmë për budallenj?", pyet Victor N. Arches II, në editorialin për "Manila Standard Today". (Ardi Pulaj)

 

LINK:

(Ishulli Huangyuan) i përket Kinës
Burimet e gazit e naftës, Hong: "Manila të tregohet e sinqertë"
Kina kundër arbitrazhit ndërkombëtar për ishullin Huangyan
Zv.ministrja e Jashtme e Kinës takohet me Aleks Chua
Kina nxit Filipinet për zgjidhjen e problemit të ishullit Huangyan
Kina shpreson që Filipinet të mbajnë premtimet për paqe
Ishulli Huangyan, Kina e gatshme të mbrojë sovranitetin e vet
Kina është e përgatitur për shkallëzimin e incidentit të ishullit Huangyan
Filipinet kërkojnë të ndryshojë emrin e ishullit kinez Huangyan

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China