PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina nuk dëshiron përshkallëzimin e situatës në ishullin Huangyan
2012-04-24 19:25:35 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i ambasadës kineze në Filipine Zhang Hua i tha shtypit më 23 prill se Kina nuk po ndërmerr veprime "për të përshkallëzuar gjendjen e tensionuar në ishullin Huangyan", siç akuzojnë disa media filipinase, por përkundrazi, çdo veprim i saj synon të zbutë gjendjen e atjeshme.

Sipas z. Zhang, dy anijet për administrimin e peshkimit, nr. 310 dhe nr. 084, janë larguar nga ujërat e ishullit Huangyan më 22 prill. Tani atje ka mbetur vetëm një anije kontrolli. Zëdhënësi ritheksoi se pala kineze dëshiron ta zgjidhë këtë incident në rrugë diplomatike.

Më 10 prill një anije ushtarake filipinase u përpoq të ndalonte anëtarët e ekuipazhit të 12 anijeve kineze që po peshkonin në ujërat e ishullit Huangyan, por nuk u lejua nga anijet kineze të kontrollit. Kështu filloi një ballafaqim ndërmjet anijeve të të dy palëve.

Në një konferencë të rregullt shtypi më 23 prill, zëdhënësi i diplomacisë kineze Liu Weimin theksoi edhe një herë se ishulli Huangyan është një pjesë territoriale e Kinës dhe qëndrimi i qeverisë kineze lidhur me këtë është i qartë dhe i prerë.

(Çan Yean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China