PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Deputetët e APK-së; si i përfaqësojnë njerëzit?
2012-03-15 16:55:53 cri komenti juaj Printoni
2012-a është viti i fundit për deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore të përmbushin detyrën e tyre. Si ligjvënësit më të lartë të legjislaturës kineze, si e luajnë ata rolin e tyre të përfaqësimit të njerëzve? Li Ningjing i RJK-së

Deputetët e Asamblesë Kombëtare, rreth 3000 në numër, vijnë nga çdo rajon, grup etnik dhe fushë e shoqërisë. Ata kanë kontakt të ngushtë me publikun dhe kuptojnë nevojat e tij.

Zhu Xueqin është një prej tre punëtorëve emigrantë që ka mandatin e deputetes në Asamblenë Kombëtare Popullore.

Ajo shkoi në Shangai në mesin e viteve '90 për të punuar si rrobaqepëse. Sot ajo është presidente e bashkësisë tregtare aty, duke bërë më të mirën për të dëgjuar problemet e punëtorëve emigrantë dhe kuptuar se si mund t'i ndihmojë ata.

'Kina ka më shumë se 200 milionë punëtorë emigrantë. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne. Nëse ata do të kishin kushte më të mira jetese dhe pune, ata do të kontribuonin më shumë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.'

Gjatë pesë vjetëve si deputete e Asamblesë Kombëtare Popullore, Zhu Xueqin ka ngritur zërin për shumë probleme të punëtorëve emigrantë duke sugjeruar masa për mbulimin e sigurimeve shoqërore, edukimin e fëmijëve, mospagimin apo vonimin e pagesave të tyre si edhe sëmundjet profesionale.

Në Kinë, të gjitha minoritetet përfaqësohen në Asamblenë Kombëtare Popullore. Zhang Qiong është një deputete e grupit etnik Tujia, me një popullsi prej 8 milionë banorësh, që jetojnë në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Zhang Qiong beson se qenia deputete do të thotë mbrojte për grupin etnik dhe njerëzit. Vendlindja e saj është Wufeng Tujia, qark etnik autonom i provincës Hubei. Është një vend pa aeroport, hekurudhë, apo autostrada. Ndaj ajo ngriti problemin e transportit vendor dhe infrastrukturës. Zhang Qiong thotë se kjo është përgjegjësi e saj.

'Përfaqësimi i një grupi etnik është një nder. Ne duhet të respektojmë të drejtën që na kanë dhënë. Ajo që kam menduar është se si të sjell zërin e njerëzve në Pekin dhe njëkohësisht t'u tregoj atyre që përfaqësoj për zhvillimin dhe strategjinë e vendit.'

Duke qenë një urë lidhëse midis njerëzve të zakonshëm dhe hartuesve të politikave, deputetëve u kërkohet të kenë njohuri të gjera për jetën e njerëzve e duke kuptuar plotësisht kushtet e nivelit bazë.

Zhou Hongyu është zëvendësdrejtor i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Vendor të provincës Hubei. Ai është përqendruar tek siguria e autobusëve shkollorë, pas hetimeve të kryera në provincë dhe disa aksidente që kanë ndodhur me autobusët që transportojnë nxënës në rajone të ndryshme të Kinës.

'Shumica e deputetëve kinezë të Asamblesë Kombëtare janë deputetë me kohë të pjesshme pasi punojnë në sektorë të ndryshëm. Në bëjmë shumë kërkime dhe hetime në bazë të profesioneve tona. Ne gjithashtu shkojmë në fabrika, zona rurale dhe shkolla për të kryer hetime të posaçme për të përcaktuar problemet që duhet të zgjidhen.'

Deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore kanë për detyrë të shprehin opinionet e përgjithshme të publikut. Kjo është motoja që ata duhet ta kujtojnë jo vetëm gjatë mbajtjes së sesionit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China